Thursday, August 25, 2016

Online Shopping in Albania

Tashme online shopping do jete nje molle e ndaluar per shumicen e dashamireseve te modes dhe jo vetem. Nese vetem vitet e fundit ne u ekzaltuam qe me ne fund Site te mirenjohur nderkombetare shtuan Country Albania per Shipping dukej se fati i mire nuk ishte shkruar te zgjaste shume.
Me VKM e fundit per blerjet online eshte ulur limiti ne 22 euro dhe sikur te mos mjaftonte ky nuk eshte lajmi me i keq. Lajmi me i keq eshte qe nese pako me pare te vinte per max 2 jave tashme le te themi nese je pa pune mund ta marresh per 1 muaj e ca.
Ajo qe me shqeteson mua nuk eshte dhe aq pagesa e tarifes sesa procesi komplet i paorganizuar qe pritet te zbatohet me varavingo poshte e lart qe tashme i kam reklamuar ne statuset e mia ne FB.
Vendimi nuk sqaron nese ka ndonje produkt apo kategori qe perjashtohet nga kjo tarife si Librat apo Studentet ao Ilacet e Pensionistet.Vendimi nuk sqaron si merret vendimi qe nje dhurate eshte mbi 45 euro nese  nuk ka cmim apo fature ne pako?!
Propozimi im eshte qe ne momentin e arritjes se nje pako une te njoftohem per detyrimin me nje shkrese zyrtare dhe ta paguaj online me Dixhital Banking dhe jo ne dege banke.
Ne momentin qe une bej pagesen dogana e cila njoftohet online per pagesen duhet te leroje pakon (pa e njoftuar fare une ) dhe posta duhet te ma sjelle te adresa qe une kam vendosur kur kam bere blerjen.
Vetem keshtu une jam e gatshme te paguaj 22.4 % dhe 100 leke te postes ne te kundert ky shtet nuk meriton asnje vote dhe asnje qindarke as me blerjet online dhe as me blerjet e mallrave stock qe pretendon te ndihmoje me kete vendim.
Ne nje epoke dixhitale ky cdo tregti i ka kthyer syte nga interneti dhe cdo gje qe informatika ofron
ky shtet na kthen ne vitin 1700 kohe kur pushteti i merrte vendimet ne favor te nje pakice industrialistesh dhe penalizonte cdo individ.
Jo rastesisht me kete veshje e gjitha e porositur online sigurisht pervec syzeve te cilat i paguaj njesoj si ne dyqan ashtu dhe online :) dhashe nje inteviste duke shpresuar qe te pakten te permiresojne sherbimin edhe nese nuk kthejne mbrapsht vendimin.
Nje keshille per blereset online pa shkelur ligjin eshte qe mund ti bejne dhurata njera tjetres dei ne 45 euro dhe nuk do pagujne tarife dogane :)
































Monday, August 22, 2016

Farewell Party

Nuk e di si ndodh ne bote por tek ne festen e "lamtumires" e organizon ai qe do largohet.
Kesaj rradhe fatlumi (qe faktikisht ishte fatlumja) largohej ne nje shtet tjeter sic eshte Austria ndaj me shume sesa urime e porosi ishin lutje aman na merr dhe ne lol.
Cfare te veshesh ne festat e lamtumires kur nuk je ti qe largohesh?! Dicka jo te jashtezakonshme por sigurisht edhe jo te zakonshme. Dmth nuk je ti personazhi i festes ai qe duhet te mbahet mend ndaj lerja vemendjen e fundit por dhe mos humb rastin te lesh nje shije te mire,duke prekur nje trend qe asnje nga koleget e tua nuk e ka nuhatur.Pse duhen takimet jashte orarit te punes pikerisht per kete qe te njihesh ndryshe.
Une shkova per nje zgjedhje minimaliste me nje kombinim monkrom,frudat e ekzagjeruara tani vijne me nje prerje surprize si zgjatim kemishe, Per mua mjaftonin ato dhe zbulimi i xhelit per te patur nje look ekstravagant e te permbajtur njekohsisht shume te pershtatshem per eventin ne fjale,
Cfare duhet te veshi ajo qe largohet ?! Shpresoj te kem rastin tua tregoj sa me shpejt :D













































Total Pageviews